E Martë, 3 Nëntor 2026

Thellohet ndarja publike SHAB-Izrael, Netanyahu sfidon Biden për “shtetin palestinez”

Krijimi i një shteti Palestinez ka shkaktuar ndarje publike mes SHBA-së dhe Izraelit. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë idenë e krijimit të një shteti palestinez, ndërsa më herët presidenti amerikan Joe Biden tha se “Netanyahu mund ta pranojë ende idenë”.

SHBA beson se një shtet palestinez përkrah Izraelit, i njohur si “zgjidhja me dy shtete”, është jetik për stabilitetin afatgjatë.

Pas hedhjes poshtë të idesë nga Netanyahu, Shtëpia e Bardhë tha se qeveria e SHBA-së dhe Izraelit “i shohin gjërat ndryshe”.

“Ka një disa zgjidhje lidhur me dy shtete. Ka një numër vendesh që janë anëtarë të OKB-së që nuk kanë ushtritë e tyre,” tha Biden.

Por Netanyahu tha se Izraeli do të mbajë kontrollin mbi Rripin e Gazës.

“Në bisedën e tij me Presidentin Biden, kryeministri Netanyahu përsëriti politikën e tij se pasi Hamasi të shkatërrohet, Izraeli duhet të mbajë kontrollin e sigurisë mbi Gazën për të siguruar që Gaza të mos përbëjë më një kërcënim për Izraelin, një kërkesë që bie ndesh me kërkesën për sovranitet palestinez”, tha zyra e presidentit Netanyahu, raporton BBC.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps tha se deklarata e Netanyahu ishte “zhgënjyese” , edhe pse nuk ishte një surprizë.

Kanë kaluar rreth tre muaj që kur Izraeli filloi pushtimin tokësor të Gazës, ku numri i civilëve të vrarë ka shkuar me mijëra dhe populli palestinez po përballet me mungesë ushqimi. Gjithçka nisur kur Hamasi sulmoi më 7 tetor 2023 Izraelin jugor duke lënë më mijëra të vdekur dhe duke marrë me qindra të tjerë peng.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›