Morati “ngrin” Mourinjon: S’ka merkato në janar
Në këtë mënyrë, Morati i përgjigjet negativisht kërkesës së Hoze Mourinjos për të gjetur një sulmues që të jetë në gjendje të zëvendësojë Samuel Eto, i cili gjatë janarit do të jetë i grumbulluar me Kombëtaren e Kamerunit në Kupën e Afrikës.“Për momentin nuk do të ketë asnjë lëvizje. Jemi mirë kështu dhe do kërkojmë të ecim përpara me forcat tona. Operacione të tilla janë të rëndësishme dhe nuk mendoj që këtë vit është rasti i përshtatshëm për të bërë një gjë të tillë”, tha numri një i zikaltërve.Ai i rikthehet edhe çëshjes së diskutuar shumë kohët e fundit, mbi nervozizmin e trajnerit portugez. “Objektivisht, diçka ka ndodhur, por me mua dhe me lojtarët, Hozeja ka një marrëdhënie krejtësisht të ndryshme në krahasim me atë që shkruhet nëpër gazeta”, shtoi Masimo Morati.