Ronaldinjo: Berluskoni është numri 1
“Jam shumë i lumtur për besimin që presidenti më dha verën e kaluar. Është një motivim më tepër për mua, për të punuar fort, në mënyrë që të jap më të mirën dhe ekipi të vazhdojë të fitojë. Ai ka bërë shumë që unë të vija këtu. Për mua ai është numri 1”, u shpreh Ronaldinjo për “Milan Channel”.Ai foli edhe për formën e tij aktuale: “Kam besimin e trajnerit, bëj lojën që kam bërë për shumë vite te Barcelona, tifozët dhe skuadra janë me mua dhe kjo m’i bën gjërat më të lehta. Është një moment shumë i mirë për mua, ndihem shumë mirë”.Ndërkohë, Adriano Galiani ka mbyllur përfundimisht çështjen e merkatos së janarit, duke deklaruar se Dejvid Bekam dhe Dominik Adijah do të jenë të vetmet afrime gjatë janarit. Sipas administratorit të deleguar të klubit kuqezi, skuadra është akoma më e plotë me rikthimin e Gatuzos.