Berluskoni, shaka me nje nga ofertat e Kakas
Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka bere shaka ne lidhje me nje oferte te hedhur poshte prej 150 milione euro, ne drejtimin te brazilianit Kaka. Gjate merkatos se kaluar largimi i Kakas ka qene ne qender te diskutimeve dhe eshte folur se me pare ishin refuzuar edhe oferta te tjera, ne drejtim te Kaka. "A kam hedhur poshte nje oferte, prej 150 milione eurove, vetem se me pare duhet te me kishin informuar", - theksoi me shaka presidenti Berluskoni, i cili ka qene shpesh ne qender te kritikave. Me tej, presidenti theksoi se tifozet i kerkuan Ronaldinjon dhe ai tashme po jep spektakel per ekipin e tij, ne Milano.