E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati i përgjigjet Ranierit: Nuk jemi të këqinj!

“Është një deklaratë e çuditshme nga ana e tij. Një akuzë antipatike. Nuk më duket se ishte një ndeshje e keqe, ashtu si iu duk atij”. Këto janë fjalët e numrit një të klubit zikaltër, pas akuzave të teknikut verdhekuq në përfundim të ndeshjes së mbrëmshme midis Interit dhe Romës në “San Siro”.

Pastaj Morati vlerësoi pikën e marë mbrëmë, që sipas tij, për nga mënyra se si shkoi ndeshja, nuk është rezultat i keq. Tashmë Interi ka pesë pikë avantazh ndaj Juventusit të vendit të dytë dhe shtatë më tepër se Milani që pas fitores me Lacion, arrin vendin e tretë.

“Besoj se skuadra ishte pak e lodhur nga ndeshja me Dinamon e Kievit. Më vjen keq që nuk fituam, por nga mënyra si shkuan gjërat, më duket një pikë normale. U bënë disa vite që nuk fitojmë me Romën në fushën tonë, megjithatë, nuk ka problem”, shtoi presidenti zikaltër.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›