Pakti për detin, opozita dokumente shtesë në Kushtetuese
Për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë ankimimin e kësaj marrëveshjeje.
Objekti i kërkesës ankimore prej 13 faqesh që gjashtë partitë politike kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese është, “shqyrtimi i pajtueshmërisë me Kushtetutën e Shqipërisë të Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë ‘Për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare’”.
Vetëm nëse njëra prej gjashtë partive e ka të sanksionuar në programin e saj çështjen e mbrojtjes së kufijve, atëherë Gjykata Kushtetuese është e detyruar të shqyrtojë ankimimin. Disa ditë më parë, kjo Gjykatë kërkou informacione shtesë për ankimimin e këtyre partive, duke kërkuar edhe programet e tyre.
Gjashtë partitë me kërkesën e tyre kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të shohë nëse kjo marrëveshje bie ndesh apo është konform Kushtetutës së Shqipërisë.