Morati i zhgënjyer: Zëre s nuk ishim fare në fushë
“Skuadra thuajse nuk zbriti fare në fushë dhe për këtë duhet reflektuar. Të martën organika jonë ishte më e mirë në krahasim me atë të spanjollëve. Ishte një udhëtim i kotë. Megjithatë, kjo nuk i zbeh fitoret në ndeshjet e tjera, as faktin që po bëjmë një sezon të shkëlqyer. Thjesht ishte një humbje në momentin e gabuar”, deklaroi Morati pas humbjes në “Kamp Nou”.
Menjëherë pas ndeshjes, ai hyri në dhomat e zhveshjes: “U futa për të diskutuar mbi disa çështje që janë normale për një skuadër. Nuk ishte momenti për të bërë diskutime me tone të larta dhe asgjë e këtij lloji nuk ndodhi”.
Më tej Masimo Morati sqaroi se me Hoze Mourinjon nuk ka asnjë problem dhe se trajneri portugez do të vazhdojë i qetë punën e tij. “Ai do të vazhdojë me të njëjtin besim. Sigurisht që do ta analizojë ndeshjen ditët e ardhshme. Ka besimin e plotë, së bashku me të gjithë ne që e mbështesim”, nënvizoi Motari.