Besimtarët shqiptarë festojnë sot Kurban Bajramin
Mijëra besimtarë në kryeqytet, ashtu si çdo vit, i filluan kremtimet që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Bajramit në sheshin “Skenderbej”. Falja e namazit të Bajramit është kryer edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë. Ndërkohë, shumë besimtarë të tjerë shqiptarë ndodhen në qytetin e shenjtë të Mekës në pelegrinazhin vjetor të Haxhit. Kurban Bajrami është një nga dy festat kryesore të fesë Islame.
Sipas kësaj feje, Kurbani është shprehje e heroizmit, e sakrificës dhe e bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit. Gjithashtu, Kurbani ka shumë urtësi përsa i përket jetës sociale. Ai mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, solidaritetin dhe shpirtin e sakrificës. Ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri si dhe ndikon në ngushtimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit.
Me rastin e kësaj feste, Presidenti i Republikës, Bamir Topi uroi dje të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë me rastin e Kurban Bajramit. Në mesazhin e urimit drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Topi thekson se "kjo ditë e shënuar e kalendarit islamik frymëzon tek secili besimtar mysliman ndjenjën e përulësisë ndaj të Plotfuqishmit, shprehjen e forcës së besimit dhe të shërbesës së lartë ndaj Tij dhe çlirimin e shpirtit dhe të mendjes nga rëndesat e vështirësive të jetës së përditshme dhe të padrejtësisë njerëzore".