E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratoriumi: Kërcënimi i LSI, PD tërhiqet për skafet

Frika e bashkimit të votave të LSI me PS detyron PD të zbusë ligjin. Hiqet moratoriumi për jahtet dhe anijet me vela.

Mungesa e numrave detyron PD-në të pranojë amendamentet për zbutjen e moratoriumit.

Mungesa e numrave në Parlament për shkak të qëndrimit kundërshtues të LSI-së, detyron maxhorancën që të tërhiqet nga moratoriumi i skafeve.
Në seancën e djeshme në Parlament, kur në rend të ditës do të ishte propozimi i opozitës për shfuqizimin e moratoriumit, u paraqit një propozim i firmosur nga tre deputetë të PD-së, LSI-së dhe PDIU-së, që parashikon lehtësira në llojin e mjeteve ujore që mund të lundrojnë në ujërat territoriale shqiptare. Pas deklaratave jo publike të aleatëve të PD-së për të bashkuar votat me opozitën për të shfuqizuar ligjin që ndalon mjetet lundruese në ujërat tona, shumica ka marrë në konsideratë disa propozime që kanë ardhur për të shtuar kategoritë e këtyre mjeteve për qëllime turizmi.
Drafti
Projektligji mban firmat e deputetit të PD-së, Osman Metalla, deputetit të PDIU-së, Dashamir Tahiri dhe deputetit të LSI-së, Lefter Koka. Pasi është protokolluar në sekretarinë e Kuvendit, drafti, me vendim të Konferencës së Kryetarëve, do të trajtohet fillimisht në Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe më pas në atë të Ligjeve. Ai u prezantua dje nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në nisje të seancës parlamentare. Kemi pasur në kalendar për të votuar shfrytëzimin e moratoriumit të skafeve. Në fakt, sot tre deputetë, Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri, kërkojnë dy ndryshime dhe kryetari i Grupit të PD-së kërkon që këto ndryshime ti kthehen Komisionit të Ligjeve dhe Komisionin e Integrimit, meqenëse ato e kanë mbyllur procesin e diskutimit, u shpreh kryeparlamentarja. Por, në kundërpërgjigje të deklaratës së Topallit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, tha se paraqitja e kësaj nisme shkel Rregulloren e Kuvendit. Sipas tij, drafti duhet të ishte paraqitur 24 orë më parë. Rendi i ditës kishte të bënte me dy amendime. Së pari, para se të paraqitet kjo kemi parë materialin që i është paraqitur deputetëve, ju, stafi juaj, keni hequr nismën e opozitës, pavarësisht se jemi pro të gjitha procedurave. Nëse nisma e deputetëve është kështu siç thoni ju, Rregullorja parashikon se duhet të ishte depozituar 24 orë më parë. Nëse kryetari i Grupit të maxhorancës kishte kundërshtime, duhet ta bënte në seancë. Pra, të gjitha këto nuk janë shkaqe. Kjo është një shkelje procedurale. Do ju kërkoj, siç keni premtuar ditën e parë që keni thënë se do ishin garante dhe avokatja e opozitës, të jeni e tillë,-tha Ruçi. Këtë fjali të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Topalli e shoqëroi me një batutë, duke thënë se ajo nga dita e parë në atë pozicion ka qenë avokate e opozitës. Siç ju kam premtuar ditën e parë, sa të jem kryetare e Parlamentit, unë jam avokatja juaj, do ndihesha e fyer nëse do mendonit të kundërtën, theksoi Topalli. Pas këtij diskutimi, kryeparlamentarja ka vazhduar me pikën e dytë të rendit të ditës, që kishte të bënte me një marrëveshje me Kroacinë për borxhin që duhet të kthejë shteti ynë.

Munguan në Kuvend
Maxhoranca

Sali Berisha
Genc Ruli
Fatmir Mediu
Myqerem Tafaj
Sokol Olldashi
Genc Pollo
Majlinda Bregu
Arben Imami
Spiro Ksera
Aldo Bumçi
Ramiz Çoba
Luçano Boçi
Mehmet Xheka
Kreshnik Çipi
Albana Vokshi
Ilir Meta
Kosta Barka
Vangjel Tavo

Nga PS
Ethem Ruka
Besnik Bare
Sadri Abazi
Hazir Gashi
Saimir Tahiri
Dashamir Peza
Gjovalin Kadeli
Tom Doshi
Ben Blushi
Fatmir Toçi
Ledi Shamku
Alfred Dalipi
Fidel Ylli
Astrit Beci
Ditmir Bushati

Metalla: Jahtet do të dalin vetëm nga portet

Osman Metalla

Deputeti i PD-së, Osman Metalla, i cili ishte një nga tre deputetët që firmosi propozimin për ndryshimin e ligjit të moratoriumit, tha se jahtet, të cilat do të lejohen të lundrojnë në ujërat territoriale shqiptare, do të dalin vetëm nga portet. Tashmë ne vijmë me një nismë tjetër ligjore, me një amendim që duam ti bëjmë ligjit të moratoriumit të skafeve, duke përjashtuar nga efektet e këtij moratoriumi qoftë mjetet me vela, qoftë jahtet. Për sa u përket mjeteve me vela, këto kanë qenë të përfshira në moratorium për vetë faktin se pavarësisht se janë mjete me vela, këto kanë dhe një motor. Janë dy ndryshime të rëndësishme që vijnë në një kohë krejtësisht të përshtatshme, në prag të sezonit turistik, tha Osman Metalla, deputet i PD-së. Sipas tij jahtet, megjithëse do të jenë mjete që do të lejohen të lundrojnë në ujërat territoriale shqiptare, duhet të dalin vetëm nga portet dhe jo nga ndonjë pjesë tjetër e bregdetit. Jahtet janë një kategori mjetesh, të cilat do të dalin vetëm nga portet, jo të përdoren në çdo pikë të bregut, u shpreh Metalla.

Komisionet Parlamentare
Me 12 vota kundër dhe 9 pro, Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka rrëzuar propozimin e Partisë Socialiste për të shfuqizuar të gjithë ligjin e moratoriumit të skafeve. Të djathtët e kanë refuzuar këtë heqje të moratoriumit, me argumentin e luftës së suksesshme ndaj kontrabandës dhe trafikimit në rrugë detare. Ndërkohë, disa javë më parë, një rrëzimi i tillë është bërë dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, me 10 vota kundër dhe 9 pro.

Qeveria, kundër opozitës
Zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, deklaroi në Komisionin e Sigurisë se moratoriumi i skafeve ishte deciziv në arritjen e liberalizmit të vizave dhe goditjen e kriminalitetit dhe trafiqeve me skafe. Në emër të Ministrisë së Brendshme, Avenir Peka deklaroi qëndrimin kundër kërkesës së PS-së. Sipas tij, qeveria nuk mund të vendosë në rrezik arritjet për interesat e një grupi shumë të vogël individësh, që sipas tij disponojnë mjete lundruese.

Nënkryetari i Grupit të PD, rrëzuam nismën e PS
Paloka: Amendimet, në Komisionin e Ligjeve
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, deklaroi dje në Parlament se amendimet e propozuara nga tre deputetët, Osman Metalla, Lefter Koka dhe Dashamir Tahiri, do të kalojnë për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve. Duke folur në Kuvend për nismën e propozuar nga Grupi Parlamentar i PS-së, për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve, Paloka theksoi se ajo nismë është hedhur poshtë në Kuvend, ndaj amendimet e reja duhet të kalojnë në sitën e komisioneve parlamentare. Unë, si relatori dhe nënkryetar i Grupit të PD-së, dua të sqaroj se në Komisionin e Ligjeve e kemi hedhur poshtë nismën e PS-së për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Me ndryshimin e qëndrimit dhe zbutjen e moratoriumit, kemi vendosur që më parë ndryshimet të kalojë në Komisionin e Ligjeve, pastaj në seancë, tha Paloka.

Gaçi: Amendamentet e PD, LSI e PDIU, të arsyeshme

Deputeti i PS, Ar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›