E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohen 20 persona, dyshohen se mbillnin kanabis në Lazarat

Policia e Gjirokastrës ka shoqëron 20 persona që po udhëtonin në drejtim të Lazarartit.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 08.00 janë shoqëruar në ambjentet e policisë 20 persona kryesisht nga Cëriku, Elbasani, Skrapari të cilët dyshohen se po shkonin në Lazarat për të mbjellë kanabis.
 

Ndërkohë forcat e policisë së Gjirokastrës mbështetur edhe nga FNSH-ja po vijojnë kontrollet për bllokimin e çdo materiali dhe fuqi puntore që nga informacionet rezulton se do të përdoren për kultivim të kanabisit në Lazarat.
 

Gjithashtu policia në bashkëpunim të ngushtë edhe me kryetarin e komunës Lazarat dhe pleqësinë e fshatit po vijojnë kontrollet në gjithë territorin e komunës Lazarat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›