E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, te presidenti për situatën politike. Topi: Do luaj rolin tim

KOMENTET | KODI EMBED | VIDEO TE TJERA | FORMAT KINEMA [ kodi embed per kete video ]

UPDATE - Kryetari i Partisë Socialiste ka dhënë një deklaratë për mediat sapo ka lënë zyrën e Presidentit Topi, me të cilin pati një takim prej 30 minutash. Rama tha se i kërkova Presidentit Topi të zhbllokojë situatën politike, duke luajtur rolin që i takon si garant i Kushtetutës. Nderkohe edhe Presidenti ka dekalruar ne nje njoftim per shtyp se ka garantuar z.Rama se do te punoje per vendosjen e drejtesise ne vend.


Në prononcimin e tij për mediat Rama u shpreh:


"E kërkova këtë takim me Presidentin e Republikës, për t'i shprehur shqetësimin e thellë të opozitës. Në emër të të gjithë popullit opozitar dhe të çdo qytetari e qytetareje që kërkon shtet të së drejtës; në kushtet kur shteti i së drejtës ka rënë; në kushtet kur kanë rënë të gjitha garancitë dhe vendi gjendet në një krizë të thellë të demokracisë dhe të institucioneve që duhet të garantojnë të drejtën e secilit, duke garantuar barazinë përpara ligjit.

Pa dyshim, që ilustrova shembuj dhe fakte konkrete gjithë sa po ndodh dhe kërkova nga garanti i Kushtetutës që të garantojë liri dhe të drejta kushtetuese, duke luajtur rolin që i takon."


Prononcimi i Topit pas takimit:

Presidenti i Republikës ripërcaktoi edhe njëherë pozicionin e tij kushtetutes dhe e siguroi zotin Rama se do të vazhdojë të luajë rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe i ligjit në funksion të rritjes së standardeve të institucioneve të drejtësisë, profesionalizmit dhe efektshmërisë, ndershmërisë dhe paanësisë së gjyqtarëve, dhe se do të vazhdojë të punojë për konsolidimin e pavarësisë së këtyre institucioneve të shtetit të së drejtës.

Takimi i sotëm i liderit të opozitës, Edi Rama me Kryetarin e Shtetit, Bamir Topi u njoftua rreth orës 10:00 nga zyra e shtypit e Presidences por edhe nga ajo e PS-së. Ndërkohë një ditë më parë vetë Topi tha se "jam gati të negocioj për zgjidhjen e krizës politike por me vullnetin e partive".



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›