E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti Durim me Gasperinin


Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka analizuar ndeshjen që ekipi i tij humbi në mënyrë të turpshme ndaj turqve të Trabzonsporit me rezultatin 0-1, në San Siro.

“Duhet të kemi durim. Moduli ka ndryshuar dhe loja nuk është ajo që duhet. Humbje të tilla mund të ndodhin. Mos prisni shkarkimin e trajnerit që tani sepse sapo kemi ndryshuar modul dhe duhet t’i japim kohë lojtarëve të mësohen”, është shprehur Moratti.

Përsa i përket formacionit zikaltër me 4 mbrojtës, pas eksperimentit të dështuar të Gasperinit me 3 mbrojtësa në ndeshjen ndaj Palermos, Moratti deklaroi: “Luajtëm më mirë me 4 mbrojtës.”

Edhe pse për momentin Gasperini do të vazhdojë në krye të Interit, sipas mediave italiane ndeshja me Romën do të jetë vendimtare për fatet e trajnerit italian.

Emrat më të lakuar si zëvendësues të tij janë Delio Rossi dhe Claudio Ranieri.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Neuer: Nuk do të pritem mirë nga tifozët e Schalke
Manuel Neuer, portieri i Bayern Munchen, do të luajë një ndeshje të veçantë të dielën kur të përballet në “Veltins Arena” me ish-ekipin e tij, Schalke 04. Cristiano: Jam i bukur, i pasur dhe i fortë
“Të gjithë më kanë zili sepse jam i bukur, i pasur dhe një lojtar i madh.” Cana, mungesa e madhe në Europa League
Do të kishte dashur të ishte dhe të jepte kontributin e tij. Duke e njohur Lorik Canën, ai do të kishte zbritur në fushë edhe me një këmbë të vetme, por debutimi i tij është shtyrë edhe një herë tjetër Mbyllet në paqe Argjentinë-Brazil
Është mbyllur në barazim pa gola miqësorja e luksit, ajo mes Argjentinës dhe Brazilit.
Inter tronditet në San Siro
Interi ka pësuar humbjen e dytë në dy ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon dhe këtë herë akoma më të hidhur se ajo ndaj Palermos në javën hapëse të Serisë A. Zikaltërit janë mundur 0-1 nga turqit e Trabzonspor brenda në San Siro.

Lajmet kryesore

“Kabllogramet jo të vërteta”
Nishani hedh poshtë akuzat për zyrtarët e policisë
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
KLD: Të zbulohen vrasësit
Qeveria: Transparencë bankave
Bien dërgesat e emigrantëve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›