E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durresit zbuten akuzat


Ndryshimet që ka pësuar Kodi Penal që nga viti 1995 e në vijim, kohë për të cilen akuzohen për një sërë ngjarjesh 17 persona të konsideruar nga prokuroria si banda e Durrësit, detyrojnë prokurorët e cështjes të ndryshojne akuzat për të gjithë të pandehurit e kësaj cështjeje.

Ne seancen e radhes gjyqesore, prokuroret njoftuan ne prani te te akuzuarve dhe avokateve te tyre ndryshimet e akuzave per te gjithe, qe nga Lulzim Berisha, Indrit Dokle dhe deri tek i penduari i drejtesise Adriatik Coli.

Prokurori tha se, sipas legjislacionit, duke qene se ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale dhe ligji aktual jane te ndryshem, atehere zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane me te favorshme per te akuzuarit. Konkretisht, per Lulzim Berishen, i akuzuar per disa vrasje te kryer ne kuader te hakmarrjes se interesave te grupimeve kriminale rivale. Prokurori tha se akuzat do te ngrihen duke u bazuar ne kodin penale te vitit 2007 dhe nga vrasje me paramendim akuza bejhet vrasje me dashje, e cila parashikon nje denim me te bute.

Te njejtin arsyetim beri prokurori edhe per te akuzuarit e tjere. Po ashtu u pushuan disa akuza per tentative vrasjeje qe rendonin mbi te penduarin Adriatik Coli, ate te trafikut te droges per Indrit Doklen, si dhe u ndryshua pjeserisht akuza per Indrit Taullain, per krijim organzate kriminale.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

“Kabllogramet jo të vërteta”
Nishani hedh poshtë akuzat për zyrtarët e policisë
Rasmussen:KFOR do të ndërhyjë nëse cënohet paqja
"Konomi", Spahiu: Presim që të bëhet drejtësi
Policia: Shkatërrohet grupi i grabitësve
Bien dërgesat e emigrantëve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›