E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Jemi të gatshëm për Barcelonën

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se zikaltërit janë të gatshëm për ndeshjen me Barcelonën dhe beson se Mourinjo do të organizojë paraqitje të mira kundër kampionit të Evropës.
"Ne jemi të gatshëm. Jemi në formë të mirë dhe besoj se do të jetë një ndeshje e mirë përballë një ekipi të fuqishëm. Por edhe ne jemi një ekip i fuqishëm", ka thënë Moratti.
"A pres befasi taktike nga Mourinjo? Nuk e di, por nuk dua t'i imponoj asgjë atij në këtë periudhë kur e di se është shumë i përqëndruar. E njoh shumë mirë për të ditur se ai do të përgatitë paraqitje të mira", ka shtuar presidenti i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›