Boksieri Edwin Valero vetëvritet në burg

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në botën e boksit. 28 vjeçari nga Venezuela Edwin Valero është vetëvrarë në burgun e Valencias. Valero gjendej atje pasi ishte akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij vikendin e kaluar. Boksieri me këtë akuzë ishte arrestuar ditën e diel në mëngjes dhe me sa bëhet e ditur ai është vetëvrarë mbrëmjen e asaj dite. Në karrierën e tij numërohen rreth 27 suksese të cilat ai i kishte fituar me ko. Në vitin 2006 fitoi titullin në peshat Wba dhe po në të njëjtin vit arriti të kurorëzohej dhe me titullin e peshave të lehta në kategorinë e Wbc.