E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, 12 orë në autobus

www.albania-sport.com - Dymbëdhjetë orë në autobus. Tetë orë të dielën, katër të hënën. Kjo është aventura e Barcelonës drejt Milanos, për takimin kundër Interit. Një autobus i bukur “blaugrana” me 36 vende, i lartë afërsisht katër metra dhe i gjatë 14. Në qendër stema e Barcelonës dhe poshtë shkrimi – “mes que un club’ – për tu kujtuar të gjithëve se Barça nuk është vetëm një skuadër futbolli, por një ikonë e sportit, një simbol i historisë spanjolle dhe identitetit katalanas. Kampionët e Barcelonës mbërritën pak pas orës dy të mbasdites në një prej hoteleve të Milanos, në zonën e “San Siros”, në të cilin janë akomoduar për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Interit, një udhëtim i gjatë, i nisur saktësisht 24 orë më parë nga Barcelona, pasi kaluan natën e kaluar në një hotel të Kanës. Të shoqëruar nga dy motorë të policisë bashkiake dhe një fluturues të policisë, autobusi me lojtarët e Barçës ndaluan përpara hotel “Melia”, ndërkohë një turmë me kureshtarë, gazetarë, fotografë dhe operatorë prisnin mbërritjen e Mesit, Ibrahimoviçit, Henrisë dhe të gjithë kampionëve të tjerë bluagranas. Të gjithë të gatshëm për të kapur detajin më të vogël të shprehjeve të lojtarëve. Mesi, “pleshti”, kampioni që të gjithë presin dhe që të gjithë interistët i tremben, zbret shpejt dhe zhytet menjëherë në hotel, por fytyra e tij shpreh lodhjen e udhëtimit të gjatë për shkak të bllokimit ajror nga hiri vullkanik islandez. Dikush lëshon ndonjë të bërtitur pas kalimit të Ibrahimoviçit, i cili në Milano nuk ka lënë kujtime fantastike.

Edhe Lioni me autobus
Pas Barcelonës, edhe Lioni do të udhëtojë me autobus për transfertën e Ligës së Kampionëve kundër Bajernit në Munih. Skuadra franceze ka marrë rrugën në bordin e tetë miniautobusave, ku do të akomodohen në Shtutgard, përpara se të nisen drejt Munihut të martën për ndeshjen e së mërkurës.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 19 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›