E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Milani nuk është favorit

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka deklaruar se Milani nuk është favorit për të fituar kupën .

Moratti thotë se ai nuk është i befasuar nga nënshkrimet që ka bërë kampioni i Serie A këtë verë.

“Nuk e përjashtoj Juventusin. Ata nuk janë të dobët dhe janë përforcuar shkëlqyeshëm. Milani? Ata mbeten ashtu si ishin dhe kanë shtuar një mbrojtës të mirë (Philippe Mexes), por nuk e di nëse kjo ndihmon”.

“Pastaj ka të tjerë: Roma ende duhet të shihet, ata janë të rrezikshëm si Napoli, Lazio ka bërë disa nënshkrime shumë interesante”, ka thënë Moratti për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›