Tiranë, arrestohet 20-vjeçari, tentoi të vrasë për hakmarrje një person

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari i cili ka tentuar një ditë më parë në vrasë një person në zonën e Zall Herrit në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari Armand Allushi pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri 39-vjeçarin Bashkim Qefalia për motive hakmarrje.
Sipas policisë i plagosuri Bashkim Qefalia ndodhet i shtruar në SQUT në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të 20-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprave penale të "Vrasje me paramendim" dhe "Armëmbajtjes pa leje".