E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti: Ranocchia dhe Guarin do të qëndrojnë në Milano

moratiTrajneri, merkato dhe klubi. Massimo Moratti ka folur për gjithçka mbi Interin dhe për lëvizjet e fundit të klubit zikaltër duke përfshirë këtu edhe mundësinë e shitjeve të aksioneve. Kam krijuar një ide pozitive për Mazzarrin. Është konkret dhe di se si mund të kompletohet një skuadër dhe ti japë ekuilibër asaj. Ranocchia dhe Guarin do të qëndrojnë në Milano, ata janë e ardhmja e klubit. Për sa i përket zhvillimeve për shitjen e aksioneve mund tiu siguroj se gjërat po ecin më ngadalë se çfarë thuhet nëpër media. Pas një viti shumë të vështirë Moratti po mendon për ringritjen që nga sezoni i ardhshëm duke sinjalizuar edhe disa pika shumë të rëndësishme të projektit të ri. Padroni i Interit ka lënë të hapur gjithçka edhe për merkaton. Prisni gjithçka. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë në largimet dhe afrimet që do të bëjmë për të kënaqur modulin e Mazzarrit që mendoj se mund të jetë edhe pasuria e klubit. Andrea do të qëndrojë në Milano, bën pjesë në repartin që duhet ti japim më shumë peshë dhe është një nga më të fortët në Itali në atë rol. Fredy është një nga më të kërkuarit por edhe ai është një nga ata mbi të cilin po ndërtojmë të ardhmen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›