E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Enciklopedia filmike" ,reagojnë aktorët

Artistë dhe miq të mirënjohur të aktorit të shquar shqiptar Bekim Fehmiu kanë dënuar botimin e "Enciklopedisë filmike", të financuar nga Ministria e Kulturës, në të cilën kolosi i filmit Fehmiu quhet si aktor serb, ndërsa në këtë vepër injorohen vlerat kinematografike shqiptare. Një nga miqtë më të ngushtë të aktorit Fehmiu, publicisti dhe gazetari Fahri Musliu ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se është një veprim skandaloz i përkrahur edhe nga institucionet shtetërore të Maqedonisë.
"Nuk e di si shkruan në atë Enciklopedi dhe çfarë po bëjnë, sepe ato tani nuk po kanë as bazë shkencore, por vetëm po u shërbejnë politikave ditore apo interesave të ndryshme të idnvidivëve apo grupeve, siç ishte ajo Enciklopedia maqedonase", ka theksuar gazetari Musliu, i cili jeton në Beograd dhe që ka kontakte të rregullta me aktorin Fehmiu.
Sipas tij, Bekim Fehmiu mund të quhet aktor jugosllav me prejardhje shqiptare nga Kosova, sepse edhe ka luajtur në filmat jugosllav e botëror, e jo aktor serb edhe pse jeton në Beograd. "Bekimi është aktor i botës sepse realizimet më të mëdha filmike i ka bërë me kompanitë botërore. Dhe Bekimi kurrë nuk është deklaruar vet si aktor serb, madje ka refuzuar kategorikisht që në një film amerikan të paraqitet me emër tjetër, e jo si Bekim Fehmiu", ka theksuar miku i ngushtë i aktorit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›