E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia,Prifti:Heqja e TVSH, në 2-vjeçarin e dytë

Në një takim të zhvilluar me Dhomën Amerikane të Tregtisë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti deklaroi se do të hiqet plosëtisht TVSH-ja për makineritë dhe pajisjet si dhe do të diskutohet për uljen e TVSH-së së energjise elektrike në 2 vjeçarin e dytë të mandatit të tij. Ministri Prifti u shpreh se do të vërë në dispozicion instrumentat ndihmëse si konsultime me biznesin, për të bërë propozime dhe ndryshime legjislative dhe fiskale për lehtësuar dhe mbështetur sa më shumë biznesin. Ai cilësoi biznesin shqiptar si një biznes novator, kërkues, investues dhe nje instrument shumë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit çka siguron edhe rritjen ekonomike për të cilën Shqipëria tashmë ka krijuar një imazh tepër tërheqës kundrejt krizës globale. Më tej në fjalën e tij ai u premtoi më tepër lehtësi nivestitorëve me hapjen e një sporteli të veçantë për energjinë hidrike, atë të erës, biomasës dhe termike pranë QKR-së jo vetëm për të dhënë lejet fillestare, por edhe lejet vijuese të ndërtimit apo të ambjentit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›