E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratti lavdëron Benitezin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka lavdëruar trajnerin Rafa Benitez pas triumfit të tyre në gjysmëfinalen e Kupës Botërore të Klubeve.

Zikaltërit mposhtën ekipin jug-korean Seongnam me rezultat 3-0 për të siguruar vend në finalen e Kupës.

“Benitez ka bërë një punë të mirë duke u përgatitur për ndeshjen. E kam parë atë të duket shumë i përqendruar së bashku me lojtarët. Ndeshja përfundoi mirë, ata luajtën me precizitet dhe treguan karakter. Ne kaluam në avantazh menjëherë dhe pastaj e kontrolluam atë mirë”.

“Isha i nervozuar, pasi kurrë nuk mund ta dini se çfarë mund të ndodhë në futboll. Po ashtu ishte një atmosferë e çuditshme, pasi kishte aq shumë qetësi rreth meje. Nuk kishte entuziazëm të vërtetë dhe njerëzit në seksionin VIP nuk bërtisnin për asnjërin ekip”, ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›