E Diel, 1 Nëntor 2026

Java e 16 e kampionatit gjerman në futboll

Pas ndeshjes lojtari i kombëtares Bastian Schweinsteiger bëri të ditur para tifozëve të gëzuar, se e kishte zgjatur deri në 2016 kontratën me Bajernin. Megjithatë largësia ndaj Borusia Dortmundit mbetet e pandryshuar, 17 pikë.

Verdhëzinjtë mundën mbrëmë Verder Bremenin 2:0. 2:4 u mund Hamburgu dje prej Bajer Leverkuzenit, që është tani i dyti, 11 pikë pas Dortmundit. Kaizerlauterni dhe Volfsburgu u ndanë barazim 0:0. Këlni mundi Frankfurtin 1:0 dhe është tani i treti nga fundi me 15 pikë. 1:1 ishte rezultati i takimit Hofenhajm – Nyremberg.

Të premten Hanoveri mundi Shtutgartin 2:1. Sot luhen ndeshjet Frajburg – Borusia Mënhengladbah dhe Mainc – Shalke 04. 

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›