E Diel, 1 Nëntor 2026

Moratti shet Interin, manjati indonezian blen 75% të aksioneve

interInteri nuk do të jetë më i Massimo Morattit, pasi manjati indonezian Erick Thohir pritet të blejë 75% të aksioneve. Ndoshta duket e pabesueshme, por mediat italiane raportojnë se Moratti tani ëhstë i bindur për shitjen e klubit.

Pavarësisht dashurisë së tij për zikaltërit ai nuk mund ta nihmojë atë ti bëjë ballë krizës që ka kapur Italinw, duke moslejuar investime në ekip. Kjo është arsyeja se pse ai i ka hapur derën një aksioneri, i cili do të sjellë investime të shumta.

Tani e gjithë puna është në dorën e avokatëve dhe po punohet për transferimin e aksioneve dhe pritet që procedura të përfundojë në fund të këtij muaji.

Manjati indonezian pritet që shumë shpejt të mbërirjë në Milano me një ekip të tijin, dhe pritet të shpenzohen shumë para në merkato, ku dhe kjo blerje tregon për shumat e mëdha të parave që po investohen në futboll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›