E Diel, 1 Nëntor 2026

Morën peng dhe dhunuan një person, dy të arrestuar në Vlorë, shkak i ngjarjes borxhi

Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka finalizuar një aksion, gjatë të cilit janë ndaluar dy shtetas të dyshuar për pengmarrje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve konfidenciale nga Policia e Vlorës, dy persona rreth moshës 30 vjeç kanë marrë peng një shtetas tjetër, ndaj të cilit dyshohet se kanë ushtruar edhe dhunë fizike.

Shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një shumë monetare e marrë borxh nga personi i marrë peng.

Hetimet vijojnë, ndërsa personat e shoqëruar po merren në pyetje nga Policia e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›