E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morën peng dhe torturuan 44-vjeçarin, 5 në pranga

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të akuzuar për marrjen peng dhe torturimin e një 44-vjeçari, për një borxh të pashlyer.
Lajmi njoftohet nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave ndalimi i të dyshuarve është bërë në kuadër të operacionit të koduar "24 orë".
Sipas policisë në pranga janë vënë shtetasit Aleksandër Buli, 24-vjeç, Ilir Trini, 35- vjeç; Joan Buli, 26-vjeç; Andi Bulku, 25-vjeç dhe Drini Lato, 26-vjeç.
"Këto shtetas dyshohen, se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme, 41 vjeçarit E.E, me banim në Tiranë"- thonë të njëjtat burime.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në ambientet e brendshme të lokalit, në pronësi të njërit prej të arrestuarve. Ata e kanë rrëmbyer, torturuar dhe më pas prerë gishtat e dorës, e goditur atë, në pjesë të ndryshme të trupit, me motivacionin për një borxh të pashlyer nga i dëmtuari.
Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje të rëndë, janë kapur falë informacioneve të poseduara për to dhe në sajë të realizimit të metodave speciale të hetimit.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›