E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha te Papa: Unë, si Skënderbeu para 543 vitesh

VATIKAN - "Vizitë kulmore pasi 543 vjet më parë, më 12 dhjetor, prijësi i përjetshëm i kombit shqiptar, Skënderbeu u prit në Vatikan, nga Papa Pali II, për të mbrojtur vokacionin perëndimor të kombit shqiptar".
Kështu e ka quajtur kryeministri Berisha vizitën e tij me Papa Bendikti XVI, në Vatikan, ku u prit në një audiencë me zonjën e tij Liri Berisha dhe delegacionin që e shoqëronte. Pas ceremonialit të rojeve zvicerane, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Papa Bendikti XVI, ku shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe që Selia e Shenjtë i ka dhënë sipas tij, konsolidimit të demokracisë shqiptare etj.
Gjithashtu Kryeministri, ashtu sic ben me thuajse gjithe te huajt e rendesishem qe takon, i dorëzoi Papa Benedikti XVI ftesë për të vizituar Shqipërinë.

Sipas kryeministrise, Papa Bendikti XVI u shpreh se Selia e Shenjtë do të mbështesë plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›