E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, policia godet bandën kriminale, 7 në pranga për grabitje

TIRANË - Policia e Tiranës ka vënë në pranga një bandë kriminale, përbërë nga 7 persona që akuzohen për një sërë grabitjesh në Tiranë dhe Durrës.

Lajmi u bë i ditur sot nga Drejtoria e Policisë së Tiranës e cila kreu operacionin 'Hijet e Nates' në sajë të bashkëpunimit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuetruar një kasafortë, dy automjete, 2 lap top, një sasi prej 4 000 euro, aparate celular dhe mjete që shërbenin për hapjen e kasafortave.


Të arrestuar janë:

Elton Xhemal Lika, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të Vjedhjes.

Sajmir Mustafa Kuçi, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të Vjedhje me armë.

Sulejman Hamit Bakalli, 26 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të Vjedhjes me armë.

Taulant Arif Mataj, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për Shpërdarje të lëndëve narkotike.

Euklid Guri Habili, 27 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të Vjedhjes.

Dritan Hidër Duka, 28 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për veprën penale të Fallsikimit të vulave, stampave e letrave me vlerë.

Admir Selami Burri, 31 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i proçeduar më parë për Vjedhjes me armë.


Të arrestuarit dyshohen për këto vepra penale:


Dyshohen se më datë 12.12.2009 në qytetin e Durrës, kanë vjedhur me thyerje agjensinë e udhëtimeve Adriatika.


Më datë 06.12.2009, kanë tentuar të vjedhin kasafortën në firmën Skutari e ndodhur në autostradën Tiranë Durrës.


Më datë 06.12.2009, dyshohen se kanë vjedhur një sasi parash prej 10 milion lekësh në ambjentet e firmës Ferlut, në Tiranë.


Më datë 11.11.2009, kanë tentuar të vjedhin agjensinë e udhëtimeve ?Pasha Travel?, e ndodhur në rrugën Vaso Pasha në Tiranë.


Më datë 03.11.2009 kanë vjedhur kasafortën në ambjentete e firmës së ndërtimit Merkaj, me një sasi parash prej 10 milion lekësh.


Më datë 23.10.2009, dyshohen se kanë kryer vjedhjen e ambasadës Daneze në Tiranë.


Më datë 02.10.2009, kanë tentuar vjedhjen e kasafortës në banesën e biznesmenit Dritan Pashaku.


Më datë 28.04.2009, kanë kryer vjedhjen e kasafortës së bisnesmenit Ilirjan Cela, ku kanë marrë një shumë prej 600 milion lekesh


Me date 30.03.2009 vjedhjen e kasafostërs së agjensisë turistike ATHS, ku janë marrë shuma e parave prej 30 milion lekesh

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise per Krimet e Renda per veprat penale te parashikuara nga nenet 333/a,134/3 dhe 334 te Kodit Penal.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›