E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori flakë mjeti lundrues, policia shpëton katër turistë gjermanë në Ksamil

TIRANË, 2 shtator /ATSH/ Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Ksamil ndërhynë sot në kohë për të ndihmuar 4 shtetas gjermanë, pasi mjeti me të cilin ata lundronin u përfshi nga flakët.

Policia bëri të ditur se, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Pema e Thatë”, në Ksamil, një mjet lundrues ishte përfshirë nga flakët në pjesën e brendshme të tij, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, të cilat ndodheshin në zonë, janë nisur drejt vendngjarjes.

Sipas policisë, falë ndërhyrjes së punonjësve të Policisë, u lokalizua mjeti lundrues dhe 4 shtetasit gjermanë që ndodheshin në bordin e tij u evakuuan dhe u transportuan me mjetin e Policisë, drejt bregut. 4 shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime fizike.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›