Mori mandatin e Alfred Rushajt, Petrit Doda regjistrohet në Kuvend si deputet i pavarur

Deputeti Petrit Doda është regjistruar në Kuvend si deputet i pavarur. Doda është deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë i ardhur nga lista e Partisë Demokratike, pasi mori mandatin pas largimit të Alfred Rushajt.
Edhe pse pritej që ai të ishte pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duket se Doda do të regjistrohet si deputet i pavarur. Kjo me argumentin se të dyja palët e PD duhet të reflektojnë dhe të bashkohen.
Deputeti i Partisë Demokratike Alfred Rushaj la mandatin për motive personale, ku vendin e tij e zuri Petrit Doda që në zgjedhjet e 25 prillit 2021 mori 5987 vota personale.
/rtsh.al/