E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori peng biznesmenin italian, vetëdorëzohet në polici Emiljano Shota

TIRANE – Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga Interpoli, Emiljano Shota, i akuzuar për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo në vitin 2012. Mësohet se Shota fshihej prej muajsh tek të afërmit e tij në fshatin Bilaj të Krujës, ndërsa është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e sotëm.

Biznesmeni 31-vjeçar Andrea Calevo u mor peng mbrëmjen e 16 dhjetorit të vitit 2012 në shtëpinë e tij. Më 21 dhjetor familjes i mbërriti kërkesa e pengmarrësve: “8 milionë euro në këmbim të lirimit të Calevos”.

Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë paraditen e 31 dhjetorit, ku e gjet me këmbë e duar të lidhura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit.

Menjëherë pas ngjarjes autoritetet italiane arrestuan katër persona, ndërsa shpalli në kërkim Emiljano Shotën. Në pranga ra pronari i vilës ku u gjet Calevo, 70-vjeçari sipërmarrës ndërtimi Pierluigi Destri, nipi i tij 23 vjeç Davied Bandoni, si dhe dy punëtorë shqiptarë, Fabjan Vila 20 vjeç dhe Simon Halilaj 26 vjeç.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›