Morin, rritet fluksi me pushues nga Kosova në Shqipëri

Fundjava ka sjellë një fluks në rritje të udhëtarëve në pikën kufitare të Morinës, pika kryesore që lidh Shqipërinë me Kosovën. Mijëra kosovarë i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë për të kaluar pranë detit ditët e pushimeve.
Referuar të dhënave zyrtare në doganën e Morinit që nga ora 3 e mëngjesit të së shtunës kanë kaluar rreth 15 mijë qytetarë të Kosovës të cilët zgjedhin bregdetin shqiptar për të pushuar.
Në këtë sezoni turistik veror edhe në pjesën e dytë të muajit gusht priten shifra optimiste për numrin e turistëve që do të kalojnë pushimet në Shqipëri. Siç shprehen dhe vetë qytetarët e e Kosoves bregdeti shqiptar mbetet destinacioni i tyre i preferuar.