E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turizmi në Sarandë, perla e jugut që preferohet nga shqiptarët e Kosovës dhe të huajt

Të etur e me nevojë të skajshme për pushime e liri, pas një viti jashtëzakonisht të vështirë global, njerëzit nxitojnë të kapin kohën e humbur. Fatmirësisht edhe Shqipëria po rifiton turistët.
Arben Çipa, kryetar i Shoqatës së Turizmit dhe Industrisë, Sarandë thotë se të huajt më së shumti vijnë në mënyrë individuale, pasi kompanitë nuk kanë patur sigurinë për t’u organizuar, ndërsa ndan me shikuesit e RTSH-së edhe dy risitë e këtij viti në Sarandë, që i japin një tjetër ritëm edhe turizmit:
Gushti njihet edhe si piku i sezonit… Saranda është plot. Drejtori i turizmit pranë bashkisë Sarandë Aristotel Bita thotë se më shumë se gjysma e turistëve janë nga Kosova.
Saranda me të vërtetë është perlë e jugut. Edhe investimet e shërbimet kanë ecur mjaft mirë, ndaj dhe mbetet mjaft e preferuar, por ndoshta jo e mundshme për t’u shijuar nga të gjithë.
Plazhi i Manastirit, plazhi i Pasqyrave, i Pulëbardhës, i Ksamilit janë disa prej plazheve të shumta, të kristalta mes Sarandës e Butrintit, por përgjatë gjithë qytetit ka dhe plot plazhe publike që ia vlen të provohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›