Morinë, ndalohet shtetasi kosovar për armëmbajtje pa leje
Forcat e policise se Stacionit te Policise Kufitare Morinë kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Nexhmedin Aliu, vjeç 33, lindur ne Gjilan, Kosove. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin kamion-trajler, me targa 06 263 AX, me drejtim levizjeje Shqiperi - Kosove, me drejtues automjeti, nën drejtimin e tij, u gjeten dhe u sekuestruan 6 (gjashte) arka municion, ku gjate verifikimit me te hollesishem u konstatua qe ishin fisheke , mod-56, te kalibrit 7.62mm, gjithsej 3780 (tremije e shtateqind e tetedhjete) cope. Nga ana e shebimeve te Policise Kufitare - Morin, u kryen veprimet e para hetimore, dhe me pas u be shoqerimi i i ketij shtetasi prane ambjenteve te Drejtorise se Policise së qarkut Kukes.