Tjetër grabitje me armë, sulmohet argjendari, kapen autorët

Ka dështuar tentativa e tre grabitësve për të boshatisur një argjendari në kryeqytet. Tre persona me maska dhe të armatosur janë lëshuar në një argjendari ne sheshin “Avni Rustemi”, ku pasi kanë marë një sasi ari dhe argjendi, kanë goditur më pas me qytën e pistoletës pronarin. Por fati nuk ka qenë në anën e grabitësve, pasi ka qene shpejtesia e deshmitareve ne vendin e ngjarjes qe kanë njoftuar policine dhe nderhyrja ne kohe e saj qe beri te mundur kapjen e tre autoreve. Policia e komisariatit të numrit 1 të kryeqytetit ka vënë në pranga shtetasit Erion Kola, Rigers Leka dhe Dorian Mehmetaj. Uniformat blu gjatë ndalimit kanë bërë të mundur edhe sekuestrimin e mallit dhe të armëve që dispononin të tre grabitësit. Ndërkohë vazhdojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.