Morinë, trafikonte armë nga Kosova, në pranga 51-vjeçari

Një 51-vjeçar është arrestuar nga efektivat e policisë së kufirit në pikën e kalimit kufitar në Morinë pasi akuzohet për trafik armësh.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Pjetër Mark Vokrri pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, tip "Benz " me targa, MR 0954 A, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 9 armë luftarake, pistoleta, si dhe 237 copë fishekë që i mbante pa leje.
Sipas policisë 51-vjeçari po i trafikonte armët nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Gjithashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e të arrestuarit ku ka gjetur dhe sekuestruar 1 automatik i tipit kallashnikov, si dhe një sasi fishekësh.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale të "Trafikimit të armëve dhe municionit luftarake".