E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec, bie nga pallati, vdes punëtori i ndërtimit

Një punëtor ndërtimi ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati në ndërtim në qytetin e Pogradecit.
 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku punëtori 55-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka qënë duke punuar për ndërtimin e këtij objekti në momentin kur ka rënë nga lartësia duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›