E Diel, 1 Nëntor 2026

Morinë, udhëtonte me një sasi fishekësh, ndalohet drejtuesi

MORINË- Kalon kufirin me një sasi fishekësh arme gjahu, ndalohet drejtuesi shqiptar i një mjeti në pikën kufitare të Morinit në Kukës.

Ndalimi është kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga pala kosovare. Kjo e fundit ka kontrolluar mjetin i cili kishte kaluar tokën shqiptare dhe ka gjetur në të sasinë e fishekëve. Ndërkaq, po hetohet për të mësuar nëse bëhet fjalë për një trafik të mundshëm municionesh.

Ndërsa sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Kukës Agron Baliaj, drejtuesi i mjetit ka deklaruar se fishekët i ka harruar në bagazhin e automjetit dhe se nuk kishte qëllime tregëtie.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›