Situatë e qetë në pikat doganore kufitare
KUFI- Situata më e qetë në pikat kufitare të vendit, ndërkohë që raportohet për largimin e emigrantëve drejt vendeve ku jetojnë prej shume vitesh. Në Kakavijë gjatë 24 orëve kanë hyre rreth 3200 persona e 560 mjete, ndërsa kanë dalë mbi 4500 emigrantë dhe mbi 1100 mjete.
Lëvizja mësohet se është e lirë dhe nuk ka radhë apo pritje të gjata. Edhe në Kapshticë raportohet për numër më të lartë daljesh, ku në 24 orë janë regjistruar rreth 3700 të tilla, ndërsa kanë hyrë rreth 2300 persona.
Pala jonë po punon me 5 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, ndërsa ajo greke me 2 në hyrje dhe po kaq në dalje. Nuk ka fluks apo pritje të personave që duan të kryejnë procedurat e nevojshme.
(el.me/news24/BalkanWeb)