E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë, adoleshenti inskenon vjedhjen me dhunë në banesë

Pasi kishte vjedhur në shtëpinë e tij një shumë prej 110 Paund, 5000 lekë të reja, 16-vjeçari Xh. Gj, është vetëplagosur me armë.

Banues në lagjen “Dardania”, i riu më pas i ka deklaruar familjes se e kishin grabitur me dhunë paratë dhe hajdutët e kishin plagosur.

Pas kësaj, ai ka bërë kallëzim në polici për vjedhje me dhunë në banesën e tij, çka pas hetimeve rezultoi se kallëzimi ishte i rremë dhe e gjithë ngjarja ishte e inskenuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale të, ‘’Kallëzim të rrem뒒. /Start/

                                                                                             2012-01-05 08:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›