E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi caktoi referendumin kushtetues

Presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, u ka bërë thirrje qytetarëve që më 15 dhjetor të votojnë në referendumin për kushtetutën e re, të hartuar nga aleatët e tij islamikë.

Apeli i presidentit vjen një ditë pasi mbështetësit dhe kundërshtarët e tij kanë organizuar mitingje rivale në disa qytete.

Kundërshtarët e Morsit thonë se kushtetuta e re minon disa të drejta themelore.

Kritike për kushtetutën është shprehur edhe organizata për të drejtat e njeriut, “Amnesty International”, duke thënë se “ajo injoron të drejtat e grave, kufizon lirinë e shprehjes në emër të mbrojtjes së fesë dhe lejon gjykimin ushtarak të civilëve”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›