Ashton kundërshton kolonitë izraelite

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton, ka dënuar ndërtimin e kolonive të reja në territoret e pushtuara palestineze dhe ka tërhequr vërejtjen se plani i ri rrezikon seriozisht procesin paqësor.
“Jam tejet e brengosur për raportin për planin për ndërtimin e 3 mijë njësive të banimit në Bregun Perëndimor, përfshirë këtu edhe Jerusalemin Lindor”, tha Ashton.
Ajo më tutje theksoi se qëndrimi i BE-së është se ndërtimi i vendbanimeve në territoret e okupuara bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe ju bëri thirrje autoriteteve izraelite që të rifillojnë bisedimet paqësore me palestinezët.