E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi hiqet nga pushteti? Qeveri tranzicioni nën drejtimin e El-Baradei

Egjiptianët janë në pritje të një deklaratë në televizion mbi krizën politike, pas  skadimit të ultimatumit të dhënë nga ushtria, për një marrëveshje mes qeverisë dhe kundërshtarëve të saj. Mediat raportojnë se automjetet e blinduara janë parë duke lëvizur nëpër rrugët e Kajros.

Sipas CNN, në orën 20:00 me orën shqiptare, Morsi nuk është më në drejtimin e vendit, por situata vazhdon të jetë tejet e paqartë.

Duke cituar burime të sigurta brenda Egjiptit, rrjeti amerikan thotë se pritet të jetë opozitari properëdimor e liberal El-Baradei, ish-drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, ai që do të kryesojë një qeveri tranzicioni të përkohshme.

Ndërkohë, burime të tjera nga vendi i ngjarjes njoftojnë në rrjetet sociale se protestuesit rivalë kanë filluar të gjuajnë me gurë njëri-tjetrin. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›