SHBA heq edhe një ndalesë ndaj Birmanisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhbllokojnë importin e mallrave në Birmani, e cila është edhe pika kyçe e mbetur nga sanksionet amerikane ekonomike.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton lajmëroi zhbllokimin e importit gjatë një takimi me presidentin e Birmanisë, Thein Sein në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kështu ky vendim bën të mundur rivendosjen e marrëdhënieve normale diplomatike të administratës Obama dhe pezullimin e ndalimit të investimeve amerikane.
Clinton ofroi ndihmën e SHBA-së në përpjekjet e Birmanisë për paqe me minoritetet etnike dhe në spastrimin e minave nga vendi.
Ajo kërkoi që t`i jepet fund marrëdhënieve ushtarake mes Birmanisë dhe Koresë së Veriut.