Këshilli i Sigurimit diskuton krizën në Siri

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbajtur një takim të nivelit të lartë mbi krizën në Siri, tani kur konflikti ka hyrë në muajin e 18-të, ndërsa nuk shihet ndonjë zgjidhje në horizont.
Kryengritja kundër presidentit sirian Bashar Asad ka përshkallëzuar në një konflikt të armatosur, nga i cili, sipas aktivistëve, kanë mbetur të vrarë rreth 30 mijë persona.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon paralajmëroi Këshillin e Sigurimit, se nëse nuk gjendet një zgjidhje, kriza mund të shndërrohet në një konflikt të gjerë, dhe mund të tërheqë edhe fuqitë rajonale.
Shefi i Ligës Arabe Nabil Elaraby i bëri thirrje OKB-së që të ndryshojë qëndrim për ta zgjidhur krizën.