Morsi sfidon ultimatumin e ushtrisë: S'largohem
KAJRO- Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, ka refuzuar një ultimatum ushtarak dhe të opozitës për gjetjen e një kompromisi. Deklarata pason ultimatumin e ushtrisë për qeverinë e Morsit dhe opozitën që të gjejnë kompromis brenda 48 orësh. Nëse jo, ushtria ka thënë se do të ofrojë planet e saj.
Një deklaratë e zyrës presidenciale thotë së presidenti Morsi thekson se një ultimatum i tillë rrezikon të shkaktojë konfuzion.
Sot herët (të martën), mediat egjiptiane njoftuan se Ministri i Jashtëm, Mohamed Kamel Amr dorëzoi letrën e tij të dorëheqjes. Të paktën katër ministra të tjerë kanë dhënë dorëheqjen që nga e diela.
Krerët e opozitës i kanë dhënë presidentin Morsi afat deri sot në orën 17:00 për të dhënë dorëheqjen.
(e.m/voa/BalkanWeb)