Rama: PS-LSI mund te bejne histori ne qeverisje
Partia Socialiste festoi dje 22-vjetorin e themelimit te saj. Kete here, festa e ditelindjes u programua pas zgjedhjeve, duke festuar keshtu njekohesisht edhe fitoren me 23 qershor te koalicionit te majte. Te pranishem ne festen e zhvilluar dje ne mbremje, ishin themelues te PS-se, te ftuar nga partite shqiptare nga rajoni, ambasadore dhe perfaqesues te tjere te trupit diplomatik ne Tirane, si dhe drejtues te medias e gazetare. Ne takim ra ne sy mungesa e ish-kryetarit dhe themeluesit te Partise Socialiste Fatos Nano, te cilit i ishte derguar ftese. Nderkohe qe ftese nuk i ishte derguar ish-ministrit te Financave, Arben Malaj.
Ne fjalen e tij, kreu i PS-se, Edi Rama i ka kushtuar nje vemendje te vecante koalicionit me Levizjen Socialiste per Integrim. Ai tha se LSI-ja eshte partner strategjik i PS-se dhe se keto dy parti bashke, jane nje fuqi e vetme qe sikurse u shpreh ai, mund te bejne histori. “Jam i bindur se koha do ta provoje edhe ne qeverisje ate qe 23 qershori provoi ne zgjedhje: PS dhe LSI jane dy parti qe si nje fuqi e vetme mund te bejne histori ne kete vend”, - u shpreh z.Rama.
Ai shtoi se detyra e koalicionit te majte eshte qe te gjithe t’u perkushtohen synimeve qe ngriten qytetaret ne zgjedhjet e 23 qershorit.
Ne vazhdim te fjales se tij, duke kujtuar perfolje ne media qe sipas tij e kane cilesuar si diktator, z.Rama u shpreh: “Tani do te kem mundesine dhe kenaqesine qe t’u provoj sesa shume gabojne kur me shohin dhe me frikesohen si diktatori i radhes”.
Kryesocialist Rama ka pershkruar gjate fjales se tij edhe nje pjese te rrugetimit te Partise Socialiste gjate viteve ne opozite. Ndersa ka premtuar zbatimin e programit te PS-se, por edhe drejtesi per “21 janarin”. “Kur u zgjodha kryetar i PS-se, 7 vjet e gjysme me pare, une si kryetar dhe ne si PS, vendosem nje sere objektivash per rikthimin ne qeveri me nje vizion te ri, program te ri dhe politike te re. Patem beteja jo te lehta. U vodhem ne zgjedhje, u baltosem, beme protesta te panumerta dhe greve urie. Humbem kater jete te pafajshme njerezish, qe shpresoj se sot jane me te qete dhe te cileve u premtoj se nuk do te jem i qete derisa te bej drejtesi per vdekjen e tyre”,- u shpreh z.Rama.
Kryesocialisti eshte ndalur dhe ne menyren sesi do te sillet opozita ne pushtet, duke u shprehur se vendi do te drejtohet me nder dhe me urtesi. “Mandati i 23 qershorit eshte nje mandat i qarte per te modernizuar Shqiperine, per te mos percare per te sunduar, por per te qene te bashkuar, per te ecur me shpejt ne rrugen e rilindjes, me nder, dije, urti e burrni”, - tha z.Rama. Do te bejme gjerat e duhura sepse prandaj quhemi Partia Socialiste e Shqiperise, por se bashku me LSI e te tjeret, sepse prandaj quhemi Aleanca e Shqiperise Europiane”,- u shpreh kreu i PS-se.
Qeverisja
“Mandati i 23 qershorit eshte nje mandat i qarte per te modernizuar Shqiperine, per te mos percare per te sunduar, por per te qene te bashkuar, per te ecur me shpejt ne rrugen e rilindjes, me nder, dije, urti e burrni”,- u shpreh Rama.
Ruci: PS duhet te beje nje amnisti ne kuptimin e mire te fjales
Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, Gramoz Ruci u shpreh se ne fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit, nje rendesi te madhe paten dhe korrigjimet e gabimeve te meparshme. Ai ju referua koalicionit, duke u shprehur se perfshirja e LSI-se ne koalicionin e 23 qershorit ishte nje veprim i duhur, pasi LSI-ja eshte nje parti qe ka dale nga gjiri i PS-se. “Nuk e ndaj ne fitore te PS dhe fitore te aleateve tane, ne rastin konkret te LSI. Ne ne keto zgjedhje korrigjuam shume gjera, korrigjuam shume gjera nga ato te 2009-es. Dhe nje prej gjerave qe korrigjuam ishte dhe perfshija e LSI-se ne koalicion, si nje parti qe ka dale nga gjiri i PS”,- u shpreh Ruci gjate ceremonise se festimit te 22 vjetorit te PS-se. I pyetur se cilat jane disa nga momentet me te veshtira te 22 viteve te ekzistences se PS, Ruci tha se behet fjale per disa momente, qe ne jo pak raste kane qene dhe joobjektive, duke shtuar: “Çeshtja eshte te mos shikojme pas, disa kane qene veshtiresi dhe pengesa objektive, disa subjektive”,- u shpreh z.Ruci.
Kreu i Asamblese Kombetare te PS-se, ka permendur dhe termin amnisti te PS-se ndaj mjaft dukurive, por pa saktesuar perse behet fjale. “PS duhet te beje nje amnisti ne kuptimin e mire te fjales, jo per t’u pajtuar dhe fshehur te keqen, per te neglizhuar te kaluaren, por per te pare perpara, ne kushtet e forcimit te shtetit te se drejtes, pasi pritshmeria e shqiptareve eshte shume e madhe”,- u shpreh z.Ruci.
Kryetari i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste eshte ndalur ne rendesine qe ka fitorja e PS-se ne keto zgjedhje, duke shtuar se drejtuesit e partise nuk e shohin me eufori, por si nje mesazh te qytetareve per te ndryshuar situaten. “Ky pervjetor perkon me fitoren e 23 qershorit. Eshte nje moment kur ne falenderojme te gjithe ata qe besuan te programi yne, te lideri une. Ne, kete fitore nuk e shikojme me eufori, por me qetesi, seriozitet dhe perkushtim per vleresimin qe shqiptaret na dhane”,- u shpreh kreu i PS-se.
REAGIMI
Mungesa e fteses, Malaj: Ditelindjen e PS, ua urova socialisteve me 12 qershor
Nje nga ish-personazhet e Partise Socialiste qe nuk eshte ftuar te marre pjese ne festen e djeshme eshte dhe ish-ministri i Financave gjate qeverisjes socialiste, Arben Malaj. Ne nje publikim dje per mediat, Malaj u shpreh se “ditelindjen e PS ua kam uruar socialisteve progresiste nga lumi i Vlores ne ditelindjen e saj me 12 Qershor 2013”. Ndersa lidhur me mungesen e fteses per ne pritjen e zhvilluar dje, Malaj shton se ndjehet krenar per kontributin qe ka dhene per Partine Socialiste. "Ftesat jane publike dhe ndoshta jo vetem burokratike. Besoj, fleksibel jane edhe mundesite per ta festuar ditelindjen e PS-se. Ndjehem krenar dhe mirenjohes qe kam pasur mundesine te kontribuoj ne sfidat e modernizmit te PS dhe vendit tim. Detyrimet jane te perhershme dhe mirenjohese ndaj socialisteve dhe njerezve te mrekullueshem te vendit tim”,- shprehet Arben Malaj. Me tej ai ka shtuar se nuk ka qene asnje here i kushtezuar nga funksionet partiake dhe qeveritare per t’u sherbyer socialisteve. “Mundesite per t’iu sherbyer vetem pozitivisht, asnjehere nuk kane qene dhe nuk do te jene te kushtezuara nga karrige partiake apo qeveritare. Urimet me te mira dhe mirenjohje te thelle socialisteve progresiste. Suksese ne sfiden e veshtire, por fisnike te mireqeverisjes se vendit si detyrimi me i madh ndaj vendit tone”,- shprehet Arben Malaj.