E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Mbetem i perkushtuar per transformimin e qytetit Eljona Ballhysa

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha ka shprehur angazhimin e tij personal por edhe te institucionit qe ai drejton, te Bashkise se Tiranes, per te vazhduar punen per transformimin e metejshem te kryeqytetit. Basha premtoi se Bashkia do te vazhdoje investimet ne cdo cep te Tiranes per te realizuar premtimet e tij qe konsistojne ne rritjen e cilesise se jetesh se banoreve te qytetit. Keto deklarata Basha i beri gjate inspektimit te perfundimit te ndertimit te rruges Xhemal Tafaj ne njesine bashkiake numer 8. “Rikthimi tek blloku “Xhemal Tafaj” me jep kenaqesine e vizitimit te nje pune te kryer mire, me cilesi dhe ne nje kohe te shkurter, kenaqesi qe sot e ndaj me te gjithe banoret e ketij blloku dhe qe dua t’i siguroj, sikunder edhe banoret e blloqeve fqinj e ne te gjithe Tiranen, se transformimi dhe puna per ndryshimin pozitiv ne Tirane vazhdon me ritme te shpejta dhe do te vijoje”,- eshte shprehur kryebashkiaku, ndersa shtoi se standardet me te cilat punon Bashkia e Tiranes do te vazhdojne te mbeten te njejta ne cdo kohe dhe ne cdo zone te kryeqytetit. “Une mbetem i perkushtuar, per te vazhduar punen ne sherbim te qytetareve te Tiranes, ne cdo cep te qytetit te Tiranes, ne cdo kohe dhe sic vizitojme sot kete bllok te perfunduar, do te kemi rastin gjate javeve ne vijim, te shohim te tjera pune te mira te perfunduara ne qytet dhe te tjera pune te mira qe po fillojne anembane qytetit. Bashkia e Tiranes mbetet e perkushtuar per transformimin e qytetit, per ndryshimin pozitiv ne qytet, ne dobi te qytetareve te Tiranes, kudo ku ata jetojne”, -deklaroi kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha. I pyetur per perfshirjen e tij ne garen per kreun e PD-se, Basha tha se ky nuk eshte momenti per te folur per kete ceshtje. “Ketu jemi per punet e Bashkise, nuk jemi per kete ceshtje”,- u shpreh Basha per mediat. Nderkaq ne korridoret e selise blu emri i kryebashkiakut lakohet cdo dite e me shume si kandidatin me potencial per te marre timonin e Partise Demokratike, pas doreheqjes se liderit historik te kesaj partie.

Angazhimi

“Une mbetem i perkushtuar, per te vazhduar punen ne sherbim te qytetareve te Tiranes, ne cdo cep te qytetit te Tiranes, ne cdo kohe dhe sic vizitojme sot kete bllok te perfunduar, do te kemi rastin gjate javeve ne vijim, te shohim te tjera pune te mira te perfunduara ne qytet dhe te tjera pune te mira qe po fillojne anembane qytetit. Bashkia e Tiranes mbetet e perkushtuar per transformimin e qytetit, per ndryshimin pozitiv ne qytet, ne dobi te qytetareve te Tiranes, kudo ku ata jetojne”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›