Morsit i zgjatet paraburgimi

Prokurori publik i Egjiptit ka zgjatur për 15 ditë masën e paraburgimit për presidentin e rrëzuar, Muhammad Morsi.
Ai ndodhet në paraburgim për shkak të përgjegjësisë për vrasje dhe kontakteve me Hamasin.
Morsi thuhet se ka qenë në kontakt me organizatën radikale palestineze, e cila i ka ndihmuar të ikë nga burgu më 2011.
Mbështetësit e tij vazhdojnë të protestojnë në Kajro.
Ushtria ka rrëzuar Morsin më 3 korrik, për shkak të pakënaqësive të qytetarëve me politikat e tij./Indeksonline/