E Martë, 3 Nëntor 2026

“Mos i moho vuajtjet e paraardhësve”, Gentiana Sula tregon fjalët e mikeshës që e mbështeti në fillimet e saj te “Dosjet”

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula tha se Bardhylka Kospiri ka qenë një ndër personat që e kanë përkrahur në punë që prej fillimeve të saj.

Kur Gentiana Sula mori detyrën si kryetare e Autoritetit të Dosjeve vite më parë, institucioni ekzistonte vetëm në letër dhe skeptikët ishin kundra hapjes së tyre.

Në një rrëfim ndryshe për “Quo Vadis” me modeartore Pranvera Borakajn, Gentiana kujtoi fjalët e mikeshës së saj, që nuk i harron kurrë.

Gentiana Sula: Një ndër personat që më ka përkrahur në punë ka qenë Bardhylka Kospiri. Dhe mund edhe ta them episodin, kur del lajmi që isha bërë zv.ministre, lajmi thoshte një e përndjekur në qeveri dhe i them Bardhylkës çfarë bëhet kështu pse duhet të etiketohem kështu. Bardhylka më tha një fjalë që më mbeti në mendje: Mos i moho vuajtjet e parardhësve tu, kaq. Kanë qenë momente të rëndësishme që na përcaktuan. Faktikisht pati vullnet politik që nuk dua ta mohoj me dëshmpërblime… u bë ligji i dosjeve…Ka qenë një moment inspirimi që të më çojë te kërkimi eshtrave, e para është një plagë e pambyllur, është një dhimbje që unë e ndjej. Por është edhe një fakt, nëse ti nuk ke trupin, nuk dhe dhe dokumete atëherë çfarë do të tregosh./vizionplus.tv.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›